​7 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 3015 testime të kryera, 547 persona janë konfirmuar pozitivë, ndërsa 409 të tjerë rezultojnë të shëruar.

Në total, në Shqipëri janë 7692 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 238. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63-vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72-vjeç, një qytetar nga Saranda 67-vjeç, një qytetare nga Berati 74-vjeç, një qytetar nga Tirana 75-vjeç.Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 184.887 raste pozitive, prej tyre 174.279 janë shëruar, 7.692 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.916 pacientë.

Të ngjashme