Ende pa kaluar një orë nga vrasja e dyfishtë në Deçan, Policia e Kosovës ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër.
Policia ka konfirmuar për Express se vrasësit janë babë e bir nga familja Lushaj. Në Polici kanë thënë se njëri nga vrasësit është arrestuar, derisa tjetri është në arrati.
Policia e Kosovës ka thënë se i arrestuari dhe i arratisuri janë nga familja Lushaj, te cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen e dyfishtë.
Në Policia kanë thënë se babai 50 vjeçar dhe i biri 25 vjeçar e kanë kryer këtë vrasje.
Polica ka thënë se 50 vjeçari tashmë është arrestuar, derisa djali i tij është në kërkim. /Gazeta Express/.