​Bolt dorëzohet nga ëndrra për t’u bërë futbollist

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Tetë-herë kampioni olimpik i atletikës, Usain Bolt, ka bërë të ditur se ai është dorëzuar nga ëndrra për t’u bërë futbollist profesionist, pasi ushtroi me klubin australian, Central Coast Mariners, për dy muaj gjatë vitit të kaluar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bolt u largua nga Central Coast Mariners, pasi që ky klub nuk kishte mundësi financiare për t’ia ofruar kontratën dhe pagën që xhamajkasi e kërkonte.

“Ishte një kënaqësi për aq sa zgjati. Nuk dua të them se kjo situatë nuk u zgjodh në mënyrën e duhur, por mendoj se ne nuk i bëmë gjërat që ndoshta duhet t’i kishim bërë”, ka thënë Bolt.

“Jeton dhe mëson. Ishte një përvojë e mirë. Unë me të vërtetë e shijova veten në këtë ekip”.

32-vjeçari i kishte shënuar dy gola në debutimin e tij për Mariners në një ndeshje miqësore. Ai kishte ushtruar edhe me disa klube të tjera, në Norvegji dhe në Gjermani, mirëpo rekordmeni në 100-metërsh dhe 200-metërsh tani ka vendosur të përqendrohet në bizneset e tij komerciale.

“Tani kam filluar të merrem me biznese të ndryshme, kam shumë gjëra me të cilën jam duke u marrë për momentin, kështu që mund të them se jam duke bërë gjithçka nga pak për momentin. Tani jam një biznesmen”, ka thënë Bolt.

Bolt u pensionua nga atletika në vitin 2017, pasi e mbrojti përsëri titullin e kampionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme