Portieri italian i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, është i sigurt se bashkëlojtari i tij, Edinson Cavani, nuk do të largohet nga kampioni francez gjatë afatit kalimtar të janarit, duke i dhënë kështu fund spekulimeve se ai do të transferohet në Napoli.
Cavani kishte luajtur në Napoli për tri sezone në Napoli para se ta transferohej në PSG në vitin 2013, duke i shijuar disa nga vitet më të mira të karrierës në stadiumin San Paolo.
Edhe pse uruguaiani nuk arriti t’i shënojë 20 gola në asnjë nga tri sezonet e tij të para në Paris, ai ka arritur t’i shënojë 35 dhe 28 gola në dy sezonet e fundit, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Ai ka arritur t’i shënojë nëntë gola në po kaq ndeshje këtë sezon, mirëpo përkundër formës së tij të mirë, tashmë kanë filluar spekulimet se PSG-ja është dukë e kërkuar një zëvendësues për të dhe se ai mund të transferohet në Napoli.
“Unë shpesh flas për Italinë me të. Ai është shumë afër me Napolin për shkak të dashurisë së njerëzve të atij vendi. Ai nuk imun ndaj interesimit të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, por mendoj se për momentin, PSG-ja i jep atij më shumë mundësi për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Buffoni.
“Nuk dua të them që Napoli nuk e ka asnjë mundësi, por mendoj se Cavani do të preferojë të tentojë ta bëjë këtë gjë me ne deri në qershor”.