​Edhe 11 pacientë të shëruar nga Coronavirusi në Ferizaj, vetëm 18 raste aktive

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Edhe 11 pacientë me Covid-19 nga Ferizaj janë shëruar plotësisht, duke quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 114.

Ndërsa aktive janë edhe 18 raste.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Komuna e Ferizajt.

“Nga rezultatet e mbrëmshme dhe të sotme nga IKSHPK lidhur me të shëruarit dhe të infektuarit nga virusi COVID-19, rezulton se kemi edhe 11 ferizajas të shëruar , që çon në 114 numrin e të shëruarve, duke mbetur edhe 18 raste aktive”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se derisa kufizimet po hiqen gradualisht, masat mbrojtëse si: maskat, ruajtja e distancës dhe kujdesi i shtuar i higjienës, duhet të praktikohen nga qytetarët.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga institucionet shëndetësore që të angazhohen në mbajtjen në nivel të lartë të vetëdijes së qytetarëve për pandeminë e COVID-19.

Gjatë një vizite në ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, kryeministri Hoti tha se qeveria e tij e ka një plan për përballje afatgjate me pandeminë.

Të ngjashme