​Edhe një gjilanas vdes nga Covid19: Shkon në 28 numri i përgjithshëm në këtë komunë

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe nëntë raste të reja pozitive me COVID-19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka ndërruar jetë sot.

Komiteti komunal, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka vlerësuar gjendjen, derisa u konfirmua që situata është e menaxhueshme.

Sipas këtij Komiteti, gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është: 666 të rezultuar pozitivë, 465 prej tyre janë shëruar, 173 raste janë aktive, derisa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Në takim u bë e ditur se në hospitalizim janë 50 pacientë, ndërkohë që janë në pritje të rezultateve për 40 mostra.

Komiteti i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të ngjashme