Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ishte përsëri viktimë e pritjes së keqe nga tifozët e Real Madridit në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, që u zhvillua të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse ai qeshi i fundit, pasi që skuadra e tij u kualifikua në finale me fitore 3:0 dhe rezultat të përgjithshëm 4;1, mbrojtësi ishte detyruar t’i duronte disa fyerje mjaft të rënda gjatë ndeshjes.
Kamerat e “El Golazo de Gol” i kapën disa nga këto kore të tifozëve të “Los Blancos”.
Përveç fishkëllimave të cilat nisnin sa herë që Pique e prekte topin, ai gjithashtu u detyrua t’i duronte tifozëve që këndonin vazhdimisht “Pique qëndro… pa marrë frymë!”.
“Pique, ti je i ndyrë, Shakira ka organe gjenitale të meshkujve, i biri yt është fëmija i Mubarak Wakasos dhe je b*thëq*rë”, ishte një këngë tjetër që këndohej nga një pjesë e tifozëve në Bernabeu.
“Pique, ti je bastard dhe Spanja është vendi yt”, u dëgjua gjithashtu.