Një memorial në kujtim të 1370 fëmijëve të vrarë e të masakruar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të ndërtohet shumë shpejt.
Për këtë ka njoftuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili sot ka pritur në takim ideatorët e këtij memoriali.
“Një memorial i ngritur për 1370 fëmijët e vrarë e masakruar në luftën e Kosovës, do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe i bënë jehonë në botë të drejtës sonë. Prita sot nismëtarët e kësaj vepre kujtese, Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj, të cilët i përgëzova për idenë që sublimon sakrificën dhe simbolizon të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar kryeministri në Facebook