Ekipi i Ferrarit në Formula 1 ka bërë të ditur se mund t’ia japë një mundësi djalit të Michael Schumacherit, Mick. Ky i fundit do ta ketë mundësi të marrë pjesë në fazën testuese në sezonin e ardhshëm.
John Elkann, presidenti i ekipit, nuk e përjashtoi mundësinë që kjo gjë të ndodhë. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një intervistë në Detroit Motor Show.
“Kjo është diçka për të cilën do të flasim në kohën e duhur”, u përgjigj Elkann kur u pyet se a është e vërtetë që ata e kishin ftuar të birin e Schumacherit për të garuar me ta.
Edhe pse Mich Schumacher do të garojë në Formula 2 gjatë këtij sezoni, sipas motorsport.it ai mund të marrë pjesë me ekipin italian, Ferrarin gjatë fazës testuese. Kjo fazë do të mbahet pas garave në Bahrain dhe në Spanjë.
Babai i tij, Michael Schumacher, nuk është kthyer ende plotësisht nga lëndimi i tij, plot pesë vjet që nga aksidenti. Së fundi ishte raportuar se ai tanimë mund të ecë dhe nuk ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.