Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi i janë gjetur armë në automjetin e tij.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë pistoleta të llojeve të ndryshme.
Si prova materiale i është sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në Kaçanik nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.