​I nxehti ekstrem në Kanada, për një javë mbi 130 të vdekur

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Vala ekstreme e nxehtësisë që ka goditur Kanadanë ka shkaktuar deri tani 134 të vdekur që nga e premtja e javës së kaluar, deklaroi policia kanadeze.

Vendi regjistroi dje një rekord ekstrem të nxehtësisë për të tretën ditë radhazi, atë prej 49,5 gradësh Celsius në Liton, një zonë në verilindje të Vankuverit.

“Në orën 16:20 Lytton Station regjistroi rekordet ditore dhe historike të temperaturës”, shkroi në Twitter, Departamenti i Klimës i qeverisë kanadeze.

Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) dhe policia e qytetit të Vankuverit kanë njoftuar se të paktën 134 njerëz kanë vdekur që nga e premtja në zonën metropolitane të vendosur në bregdetin kanadez të Paqësorit, në perëndim të SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme