​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Hetimeve të IPK-së i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme