​Italia i ofron mbështetje Lajçakut për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd.

Orlando thotë se Lajçak mund të llogaris në mbështetjen e Italisë për rinisjen e sa më shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.

”Përshëndes emërimin e @MiroslavLajcak si Përfaqësues i Posaçëm i #BE-së dhe i uroj suksese. Ai mund të llogarisë në mbështetjen e #Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes #Kosovës dhe #Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin”.


Të ngjashme