Dje u mbyll afati kalimtar i janarit, gjatë të cilit klubet e Ipko Superligës i përforcuan skuadrat e tyre duke transferuar lojtarë të rinj për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Përveç përforcimeve, klubeve kosovare edhe iu larguan disa lojtarë.
Kampioni i stinorit vjeshtor në Ipkon Superligën, Prishtina, nuk ishte aq aktive sa disa klube të tjera gjatë këtij afati kalimtar, megjithatë Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ky klub arriti t’i transferojë dy lojtarë, Adi Hylën dhe Andi Marajn, shkruan Gazeta Express.
Përveç këtyre dy lojtarëve, Prishtinës iu larguan pesë futbollistë të tjerë. Ardit Nika dhe Leonat Vitija tani janë futbollistë të tjerë, ndërsa tre lojtarë të tjerë u huazuan (Përparim Osmani në Dritë, Liridon Fetahaj në Liri dhe Kastriot Selmani në Vushtrri).
Ndërsa, rivali i Prishtinës për titullin e kampionit, Feronikeli, u përforcua me transferimin e katër lojtarëve, Riza Zhdrellës, Adenis Shalës, Met Millakut dhe Hamed Kones. Nga ky klub u larguan Argjenti Bardhi dhe Diar Prokshi, të dy të huazuar në Drenicë, si dhe Nicolas Andrews dhe Prince Balde.
Klubi që e përfundoi pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë të Ipko Superligës, Llapi, ka transferuar më shumë lojtarët sesa dy rivalet e saj kryesore, mirëpo edhe i janë larguar më shumë lojtarë nga skuadra.
Llapi i ka transferuar Blendi Miftarin, Flamur Bajramin, Miran Maksutin, Lorik Aliun, Rron Statovcin, Remzi Selmanin, Hajdin Salihun dhe Donik Osmanin. Nga klubi janë larguar Aidoo Joseph, Dardan Jashari, Alban Rexhepi, Ermal Krasniqi, Egzon Abazi, Fiton Hajdari, Kushtrim Shabani, Ardian Musliu, Bledar Hajdini (i huazuar në Ballkan).
Tranferimet e lojtarëve të klubeve të tjera të Ipko Superligës:
Gjilani: Vilson Lila, Kledi Koci, Shpend Asani, Kushtrim Shabani, Fiton Hajdari, Semir Hazibulic, Lanzeni Aziz, Alassane Razak
Drenica: Besnik Shehu, Atdhe Grajqevci, Diar Prokshi, Argjend Bardhi
Drita: Kyrian Chinazorm Nëabueze, Klajdi Burba
Flamurtari: Florim Bërbatovci, Ardit Nika, Melos Zenunaj, Shend Kelmendi, Vigan Rexhaj, Leon Gashi, Angel Simeonov Granchov, Adamou Moussa Issa
Trepça 89: Engjëll Hoti, Franck Herman Betra, Traore Lassine, Taulant Avdyli, Albert Kaqiku
Ballkani: Blin Baraliu, Edvin Kuq, Dardan Jashari, Visar Sahiti, Ledion Muçaj, Tarik Cmajcanin, Almir Ajzeraj, Demir Avdic
Liria: Norales Nunez Roby Alberto, Martins Aristegui, Jimenez Vias Luis Manuel, Ramirez Valdivia Guillermo Abel, Riascos Jhonny, Nieves Vargas Armando Jose
Ferizaj: Ajradin Cuculi, Armend Aliu, Demir Huseni, Burhan Mustafi
KEK-u: Pleurat Hajdini, Isa Eminhaziri, Egzon Qerimi, Drin Hodaj, Amir Prishtina, Shkëlzen Jashanica, Besart Dushi, Ardian Musliu, Valmir Kutllovci