​Mediat zvicerane e mbrojnë Behramin, e kritikojnë Federatën për përjashtimin e tij

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 17:45 | Nga

Përjashtimi i Valon Behramit ka qenë lajmi i ditës në mediat zvicerane, të cilat kanë qenë kritike ndaj veprimeve të Federatës Zvicerane dhe trajnerit Petkovic për mënyrën se si e administruan situatën me Behramin.

“Federata Zvicerane e humbi kontrollin”, thekson Neue Zürcher Zeitung. “Ajo dhe trajneri treguan mungesë respekti ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për skuadrën”, transmeton Gazeta Express.

“Re të zeza kanë rënë mbi kombëtaren”, shkruante “Aargauer Zeitung”.

Ndërsa “Tages-Anzeiger” shkruan se largimi i Behramit nga kombëtarja është vetëm zhurma e fundit e ngritur rreth skuadrës. Sipas tyre, situata do të mbetet e keqe pasi çështja e lojtarëve me 2 pasaporta është ende shumë problematike, shkruan tch.

“Tagblatt” publikoi një letër të hapur drejtuar Valon Behramit ku e falënderon atë për kontributin e madh që ka dhënë, duke e mbyllur letrën me frazën: “Do ta ndjejmë mungesën tënde”.

Një mesazh lamtumire nga kombëtarja zvicerane, Valon Behrami e mori edhe nga Granit Xhaka. “Valon, ajo që mund të them është shumë Faleminderit. Je një ikonë e vërtetë e kombëtares zvicerane. Krijuam kujtime në fushë, u bëmë miq përjetë”, shkruante Granit Xhaka në Instagram

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme