​Montella bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 09:21 | Nga

Vincenzo Montella do ët marrë drejtimin e skuadrës së madhe spanjolle, Sevilla.

Mediat italiane dhe ato spanjolle janë të sigurta se Vincenzo Montella do të jetë trajner i ri i Sevillas.

Skuadra spanjolle para disa ditësh shkarkoi trajnerin argjentinas Eduardo Berizzo, pas rezultateve jo të mira.

Sipas Futboll Italia, Sevilla tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, i cili edhe ka arritur marrëveshje me Milanin për ndërprerjen e kontratës.

Në garë për trajner të Sevillas ishin edhe Walter Mazzarri, Garcia dhe Carlo Ancelotti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme