​Mourinho: Lojtarët i respektojnë vendimet e mia

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 15:12 | Nga

Jose Mourinho ka insistuar se lojtarët e Manchester United-it, nuk kanë reaguar ndaj vendimit të tij që Daley Blind të godiste penaltinë.

“Djajtë e Kuq” kishin dy penalti të akorduara në favor të tyre në ndeshjen e së martës ndaj Benficës, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2:0. Anthony Martial ishte ai i cili mori përgjegjësinë te penaltia e parë, dhe nuk arriti të realizonte, ndërsa penalltinë e dytë menaxheri portugez vendosi t’ia besonte holandezit.

“Nuk e kuptoj pse të gjithë më pyesin, unë jam këtu që të marrë vendime, të mira apo të këqija. Martial ishte lojtari i përzgjedhur për të goditur penaltitë në këtë ndeshje, por te penalltia e dytë ai as që ishte në lojë. Lukaku ka personalitetin e duhur për këtë përgjegjësi, Herrera gjithashtu, por duke u bazuar te stërvitjet tona vendosa që Blind ta godiste, dhe lojtarët i respektojnë vendimet e mija”, ka thënë Mourinho.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme