​Mustafa viziton fshatrat e Gjakovës, premton mbështetje për fermerët dhe bujqit

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Komunën e Gjakovës, ku takoi kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini.

Kryetari Gjini, e njoftoi Ministrin Mustafa për gjendjen aktuale në këtë komunë, për sektorin e bujqësisë, si dhe për sfidat e fermerëve.

Me këtë rast, Ministri Mustafa tha se do të vazhdojë të japë maksimumin si Ministri, për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen fermerët e Gjakovës.

Ministri Mustafa i premtoi kryetarit Gjini, se brenda mundësive që ka Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do ta përkrahë Komunën e Gjakovës në të gjitha nivelet e mundshme.

Kryetari Gjini e falënderoi Ministrin Mustafa, duke e cilësuar vizitën si nxitje për fermerët që të angazhohen sa më shumë në lëmitë e tyre, në dobi të ngritjes së ekonomisë së Kosovës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme