Pas një seancë maratonike të iniciuar nga deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi, e që u mbështet nga 45 deputetë të pozitës e opozitës, nuk u arrit të miratohet një rezolutë në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë, Nehat Thaqi.
Kur erdhi momenti i votimit, pas shumë debatesh, në sallë nuk kishte kuorum. Kështu, kreu i Kuvendi Kadri Veseli kërkoi që ky votim i kësaj rezolute të shtyhet për nesër në ora 10.
Po ashtu Veseli u ka bërë thirrje deputetëve të jenë në Kuvend, në të kundërtën nuk do të marrin mëditje.
Rekomandimi i parë për këtë Rezolute është pezullimi i bisedimeve me Serbinë, deri në lirimin e komandantit te policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi.