​Omicroni bëhet dominues, MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet.

Me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme