Në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, janë rivarrosur mbetjet mortore të Beqir Kokollarit, i zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Mbetjet mortore janë gjetur në një fshat të Suharekës dhe pas identifikimit përmes analizës së ADN-së, sot, 21 vite pas luftës iu janë kthyer familjes për rivarrim.
Të pranishëm në rivarrim ishin edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Aktualisht, të zhdukur si pasojë e Luftës në Kosovë janë edhe 1641 persona.Telegrafi.