​Rivitalizimi i urës, peng i kufijve administrativë

Mitrovicë | 23 Qer 2016 | 13:03 | Nga

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë me dije se rivitalizimi i urës së Ibrit po kushtëzohet me përcaktimin e kufijve administrativë.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se çështja e kufijve administrativë është punë e kryer njëherë e përgjithmonë.

Bahtiri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’i qëndrojë besnik marrëveshjes së nënshkruar për rivitalizimin e urës brenda afatit të paraparë. Sipas tij, tashmë janë pjekur rrethanat që të lirohet ura mbi lumin Ibër, pasi një gjë të tillë e duan shqiptarët dhe serbët.

Të ngjashme