Moska zyrtare nuk mbështet thirrjet për ngulfatjen e ekonomisë së Koresë Veriore, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.
Ai ka thënë se pothuajse janë shterë të gjitha opsionet për presion ekonomik mbi regjimin e Kim Jong-Un.
“Masat potenciale për kryerjen e presionit ekonomik mbi Pjong-jangun janë shterë dhe Moska kundërshton nismën e propozuar nga disa partnerë për ngulfatjen e ekonomisë së Koresë Veriore”, ka thënë diplomati rus.