Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 184.927, prej të cilëve 1.228 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 46.140, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.049.462.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,34 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 79,4 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 692.805 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 32.994 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.764.493 raste dhe India me 3.395.796./TCh/