Eshtë regjistruar edhe viktima e parë nga koronavirusi në Greqi.
Viktima është një 67 vjeçar që ishte i shtruar në spitalin e Rios në gjendje të rëndë.
Ai me herët ka vizituar Jeruzalemin bashkë me 49 persona të tjerë dhe janë kthyer me autobus. Mësohet se edhe shumica e tyre janë prekur nga virusi në fjalë. Vdekja e parë nga koronavirusi në vendin fqinj u regjistrua në orën 03:15 të mëngjesit.
Ndërkohë autoritetet janë të shqetësuara pasi 10 % e rasteve të të prekurve nuk dihet se ku e kanë marrë virusin fakt që sipas specialistëve do të rrisë rastet sot ose në ditët në vijim. Nga 98 të prekurit 40 trajtohen në spitale dhe 58 janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.
Në gjendje serioze ndodhet edhe një 53 vjeçar në spitalin Axepa në Selanik. Të shqetësuara janë gjithashtu autoritetet pasi vlerësohet se 100 mjekë dhe infermierë në spitalet e vendit kanë hyrë në karantinë pasi kanë ardhur në kontakt me të prekur nga virusi.