​Solari: U mposhtëm me nder, nuk dështuam

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, beson se skuadra e tij u mposht me nder në ndeshjen kundër Barcelonës, në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, mirëpo insiston se ata nuk dështuan duke arritur deri në këtë pikë.

Ndërmjet dy golave të Luis Suarezit, Raphael Varane e shënoi një autogol, për t’ia dhënë fitoren me rezultat 3:0 katalonasve, të cilën u kualifikuan në finale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Ky triumf bën që Barcelona të jetë në finale të Kupës së Mbretit për të gjashtin vit radhazi, pasi e kanë fituar këtë trofe katër sezonet e fundit. Këtë sezon, ata po shpresojnë se do ta fitojnë tripletën.

Ndërsa, Real Madridi e di se Liga e Kampionëve është pothuajse e vetmja mundësi që ka për ta përfunduar sezonin me trofe, pasi që na tabelën e La Ligës janë plot nëntë pikë larg skuadrës së Ernesto Valverdes.

Megjithatë, Solari nuk mendon se disfata e skuadrës së tij kundër Barcelonës duhet të vlerësohet si rezultat i tmerrshëm.

“Futbolli është një sport i vështirë. Ne dhamë shumë prej vetes, shumë energji, por nuk ishim vendimtarë. Jemi mposhtur me nder, por jemi të mërzitur sepse kjo ishte një goditje e rëndë për ne”, ka thënë Solari.

“Nuk është dështim sepse është gjysmëfinale dhe ne nuk do të luajmë në finale, kështu që duhet të provojmë përsëri. Kishim mundësi në pjesën e parë, por edhe në të dytën, kur rezultati ishte ende 1:0”.

“Unë mendoj se nuk e humbëm asnjëherë kontrollin e ndeshjes, por ata shënuan me goditjen e parë brenda kuadratit të portës dhe pastaj e dyfishuan epërsinë me një autogol. Ne nuk i shfrytëzuam mundësitë dhe nuk ka çfarë të thuhet më tepër për këtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme