​Spitali i Gjakovës mbushet me pacientë, 78 të hospitalizuar me Covid-19

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 96 pacientë janë të hospitalizuar.

Sipas këtij spitali, 78 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar negativ, 10 pacientë të pakonfirmuar.

“55 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacient në CPAP maskë dhe 1 pacientë në respirator”, thuhet në njoftim

Prej stafit të spitalit, COVID Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 3 infermierë dhe 2 staf administrativ.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.


Të ngjashme