​Vazhdon vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Vaksinimi me vaksinën anti-Covid është duke vazhduar në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, që vjen është vaksinuar, sot ka dalë për të parë se si po vijon procesi në stadiumin “Air Albania”.

“Faleminderit për punën se keni bërë punë të jashtëzakonshme dhe keni qenë me risk gjithë kohës”, ka thënë Rama.

Gjatë së hënës 50 mjekë dhe infermierë kanë marrë vaksinën anti-Covid ndërsa në ditët e ardhshme kanë paraparë që të vaksinohen edhe të tjerë.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “dita e djeshme vajti mirë, kemi vaksinuar 50 mjekë e infermierë”.

“Kemi sot pjesën tjetër të mjekëve e infermierëve të dy spitaleve COVID, ‘Shefqet Ndroqi’ dhe ‘Infektivi’ më pas vazhdojmë me spitalet COVID 3 dhe 4, por paralelisht sot kemi filluar vaksinimin edhe të epidemiologëve. E kemi nisur me epidemiologët e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës dhe më pas do shpërndahemi në gjithë Shqipërinë”, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Doktoresha Silva Bino ka thënë se brenda ditës mund të vaksinohen 600 persona.

Të ngjashme