Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka kërkuar që të ketë sa më shumë testime për Coronavirus, pasi kjo do të ndikonte në zbutjen e pasojave nga kjo sëmundje e rrezikshme në Kosovë.
Ai në emisionin Debat për televizionin publik ka kërkuar që të ndihmohen komunat që janë prekur më së shumti deri më tash nga COVID-19.
“Të bëjmë më shumë teste që të ndalet zinxhiri infektues dhe që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Institucionet kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe jo për protagonizëm. Do të ishte jo shumë në rregull të bëjë opozitarizëm në këtë çështje që ka prekur gjithë globin”, tha Veseli, duke falënderuar mjekët për punën e palodhshme të mjekëve në përballjen e tyre me pandeminë koronavirus.
Në Kosovë janë konfirmuar 106 raste me Coronavirus, prej tyre një i vdekur dhe një i shëruar.