​Viktima e dytë nga Coronavirusi në Kroaci, raportohen rastet e para në polici

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Një 74-vjeçar nga Zagrebi ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, i cili ka qenë në respirator ditët e fundit për shkak të coronavirusit.

Drejtoresha e spitalit Alemka Markotiq tha sot në një konferencë për shtyp se një nga pacientët e saj me frymëmarrje ishte në gjendje kritike.

Kjo është viktima e dytë e coronavirusit në Kroaci, ku deri më tash gjithsej 481 njerëz janë sëmurë dhe 22 janë shëruar. Po ashtu, dy rastet e para të infektimit nga policia janë regjistruar.

Të ngjashme