Në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë mbjell 1 133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se kujtimi për 1 133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm.
“Janë mbjell në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë luleve të Kosovës që u këputen pa u çelur mirë”.
“Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, u shpreh Osmani.
Kosova sot shënon 21-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.