Nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, në takimin e rregullt për koordinim lokal të sigurisë duke fol për zhvillimet e fundit në Komunë ka thënë se gjatë javës është kryer aplikimi për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku kanë aplikuar 1 140 fermerë.
Ai ka folur edhe për aktivitete tjera të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e cila po merret me realizimin e projekteve të mbetura nga viti i kaluar dhe projekteve që kanë filluar së realizuari këtë vit.
Ndërsa për gjendjen aktuale të sigurisë në Komunë, ka raportuar zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, Haxhi Kabashi, i cili ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur: 1 aksident trafiku me dëme materiale, 1 falsifikim i parasë (50 euro), 1 rast vjedhje e rëndë, 1 dëmtim prone në Sopijë, 1 mospërfillje e urdhrave të gjykatës, 1 lëndim trupor, dhe 1 rast vjedhjeje në parkingun e ETC-së në Suharekë.