1.8 milionë euro import të rrymës nga Serbia për dy muaj, Ymeri: Para në hije, marrëveshje që s’i shpjegon askush

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

“Marrëveshje që nuk i shpjegon askush”, shkroi zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Ksoovës, Janina Ymeri – në dritën e importimin të rrymës nga Serbia në dy muajt e parë të këtij viti, prej 1.8 milionë nga Serbia, dhe 1.6 nga Sllovenia – ndërsa në tërësi importim prej 85 milionë eurosh.

“Importe Serbisë, projekte të mbyllura, ku vendosin ca njerëz pa ne, dhe jo për ne. Neve – FATURËN”, shkroi Ymeri.

Postimi i plotë:

O popull hapi sytë: Kurti rrit çmimin e Energjisë, Serbisë i shkon paraja e Tregtisë

🔌85 Milionê Euro import rryme vetëm për janar dhe shkurt 2025

Ndër to: Afër 1.8 Milionë I dhanë për Serbi

Dhe me gjithë skandalet e Martin Berishajt, Sllovenisë I dhanë 1.6 Milionë Euro për rrymë elektrike.

Kush janë këta Albin Kurti Artane Rizvanolli?

Kur popullit të vet i rrisin cmimin e energjisë elektrike, ndërkohë Serbisë i dërgojnë miliona.

A janë shqiptarë?

Edhe në Kosovë, është vendosur të kontraktohen 137 Milionë Euro për Termocentral me negociata.

Pra për çfarë po paguajmë ne?

Importe Serbisë, Projekte të mbyllura, ku vendosin ca njerëz pa ne, dhe jo për ne.

Neve – FATURËN.

Për cfarë do rritet rryma?

Asnjë investim serioz.

Për para në hije, e marreveshje që nuk I spjegon askush?

Nuk po paguajmë për rrymë! As për zhvillim.

Po paguajmë pë një rreth të mbyllur transaksionesh si Serbia, Slovenia, shoqëri tenderësh.

Po paguajmë për mashtrues, për zhgënjim të këtij vendi.

Të ngjashme