Një i vdekur dhe 17 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.
Këto shifra kanë dalë nga 3.480 mostra sa janë testuar gjithsej.
IKSHPK njofton edhe për 112 të shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i plotë:
12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.
ℹ Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 531.