1 marsi i vitit 2020, afati i fundit për vendosjen e çmimeve të reja për produktet medicinale

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 11:43 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

1 marsi i vitit 2020 është periudha e fundit kur pritet të vendosen çmimet e reja të produkteve medicinale, raporton EkonomiaOnline.

Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale, ka mbajtur punëtori informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi.

Naim Baliqi, sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, bëri të ditur se ky institucion ka formuar këtë Komision që të kryejë procedurat për caktimin e çmimin e barnave.

“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar komisionit administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave i cili ka për detyrë të caktoj çmimin e barbave. Komisioni ka mbajt dy takime dhe ka vendos një plan se si të realizohen objektivat që dalin nga ky udhëzim administrativ. Sot kemi takuar shoqërinë civile dhe farmacistët që i kemi familjarizua me procedurat dhe aktivitetet deri në caktimin e çmimit të barnave në Republikën e Kosovës.

Arianit Jakupi- kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, i bëri thirrje komunitetit të farmacistëve të mos grumbullojnë produkte medicinale dhe të mos shkaktohet dallim deri në normalizim të situatës, pasi është hera e parë që po ndodhë caktimi i çmimit të barnave përmes këtij udhëzimi.

“Ne shpresojmë që kjo periudhë që nënkupton periudhën e aplikacioneve shqyrtimin e ankesave që nënkupton një punë voluminoze deri në caktimin e çmimit të barnave. Do të vazhdojmë edhe me hapat e tjerë në normalizimin e situatës. Shpresojmë që kjo të mos shkaktoj probleme kjo është për herë të parë dhe mund të shkaktojë diskrepancë. Bëjmë thirrje që ku kemi ndryshime të mos ketë grumbullim të produkteve medicionale”, tha ai.

Në krye të këtij Komisioni është Sekretari i Ministrisë, një përfaqësues nga Oda e Farmacistëve, një përfaqësues nga Ministria e Tregtisë, asaj të financave dhe nga shoqëria civile.  

Të ngjashme