1 mijë e 149 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani 357 mijë e 920 doza të vaksinave janë administruar në vend.
248 mijë e 714 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë, 108 mijë e 700 persona me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës. Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.