Në katër komunat veriore, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq, qytetarët serbë dukshëm kanë shprehur interesim për t’i konvertuar patentë-shoferët në RKS. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elashani, tha se deri më tani 1 mijë e 13 qytetarë i kanë marrë patentë-shoferët me targa RKS, ndërsa në veri 1 mijë e 408 qytetarë.
“430 në Leposaviq, 465 në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok 248 dhe Zveçan 265. Derisa vetëm nga fillimi i korrikut, 9 në Leposaviq, 17 Mitrovicën e Veriut, 14 Zubin Potok dhe 18 në Zveçan”, ka thënë Elshani për Ekonomia Online.
“Procesi ec në rregull. Interesim i mirë i qytetarëve. Afati deri me 09 Gusht 2024”, ka shtuar Elshani.
Ndryshe, nga 9 maji ka nisur procesi i konvertimit të patentë-shoferëve në tërë territorin e Kosovës.