Prej marsit kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, nga ky virus u infektuan 58 mijë e 399 qytetarë.
Shkak i infektimit me virusin korona kanë humbur jetën edhe 1 mijë e 466 qytetarë.
Ndërsa sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 51 mijë e 81 persona janë shëruar nga virusi korona.
Ndërkaq, aktualisht në vend janë 5 mijë e 852 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.
Së fundmi janë shënuar 84 raste në Prishtinë, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.