1 mijë e 577 të shëruar dhe 1 mijë e 250 raste aktive me Coronavirus

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Që nga data 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë e deri më sot janë testuar 23 mijë e 780 persona.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 2 mijë e 878 persona kanë rezultuar pozitivë.

Si pasojë e infektimit me coronavirus 51 persona kanë vdekur në Kosovë.

Nga numri i përgjithshëm 1 mijë e 577 raste janë shëruar.

1 mijë e 250 raste janë ende aktive.

“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Kryeministri Avdullah Hoti, edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje.

Instituti Kombëtar vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Të ngjashme