Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Obiliqit në bashkëpunim me Shkollat e komunës, Institucionin Parashkollor, Qendrën Rinore dhe OJQ-të organizuan një sërë aktivitetesh të larmishme për fëmijë në ditën ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershorin.
Kryetari i komunës Xhafer Gashi takoi në sheshin “Aziz Zhilivoda” fëmijët e komunës së Obiliqit ku duke përcjellë urimet më të mira për ta.
“Në këtë ditë, urojmë çdo fëmijë të këtij vendi që gëzimi që ata ndjejnë sot në zemrat e tyre, të jetë një gëzim që do t’i shoqërojë gjithë jetën”, ka thënë Gashi.