Sot është arrestuar edhe personi i katërt për rastin e 1 tonëve drogë (marihuanë) e cila u kap në Klinë më 10 gusht në rastin “Mirusha”.
Derisa ditën e djeshme ishin arrestuar në Prishtinë edhe tre persona të dyshuar lidhur me këtë rast
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre”, tha Nikçi.