Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit, A.R, pasi ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë. I dyshuari është dënuar me 1 vit burgim.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari akuzohet se ka tentuar ta vrasë me kaçavidë të dëmtuarin, M.M, duke e goditur tri herë në dorën e majtë, disa herë në krahëror dhe nën brinjë, ndërsa e godet edhe me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit.
Si ndodhi ngarja?
“Më datë 13.05.2022, rreth orës 17:50 minuta në fshatin B., Komuna I., pikërisht në parkingun e marketit “R.”, duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe me mjet të rrezikshëm dhe atë me kaçavidë ka tentuar ta privoj nga jeta te dëmtuarin M.M, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari së bashku me vëllain e tij kishin shkuar me veturën e tyre për ta dërguar një porosi tek një klient te marketi “R.” , dhe pasi kanë shkuar tek parkingu i marketit kanë kontaktuar me klientin e tyre nga i cili kanë kuptuar se i njëjti ishte duke i pritur tek pika e karburantit përball marketit dhe vëllai i te dëmtuarit këtu A.M ka tentuar që të kyqet në rrugën kryesore mirëpo para veturës së tyre ka qenë e parkuar një veturë dhe e njëjta ka shkuar pak prapa, ku dëshmitari A. është ndalur dhe i ka rënë burisë 2-3 herë dhe në momentin kur dëshmitari A. ka tentuar prapë për ta marr harkun për të dal në të majtë dhe për t’u kyqë në rrugën kryesore, në këtë moment i pandehuri me veturën e tij lëviz përsëri nga prapa ku dëshmitari A. ndalon me veturë dhe fillon t’i bije prapë burisë e në këtë moment nga vetura del i pandehuri i cili shkon në drejtim të dëshmitarit duke e fyer dhe sharë, e në këtë moment del edhe i dëmtuari dhe fillon ta sulmoj i pari të pandehurin, ku i pandehuri më pas niset në drejtim te automjetit të tij ku nga pas i shkojnë i dëmtuari me dëshmitarin dhe nga automjeti i tij i pandehuri e merr një kaçavidë me të cilën e godet shumë herë te dëmtuarin, tri herë në dorën e majtë dhe disa herë në kraharorë dhe nën brinjë dhe gjatë përleshjes edhe i dëmtuari e merr një shufër metalike nga vetura e tij dhe me të njëjtën e godet në pjesë të ndryshme të trupit të pandehurin derisa aty kanë ndërhy disa persona të tjerë të cilët kanë arritur që ta ndalin këtë përleshje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.