Një grua është vrarë dhe shtatë vetë janë plagosur pasi një person hapi zjarr në një parti të ditëlindjes në një kompleks apartamentesh në San Diego të dielën, tha policia amerikane.
Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar si Piter Selis, 49 vjeç, u qëllua dhe u vra nga policia e e San Diegos.
Thirrje të shumta u bënë në 911 rreth orës 6 të mëngjesit në kohën lokale për të raportuar vrasjen në zonën e pishinës të kompleksit apartamentesh në La Jolla Crossroads, tha policia.
Maniza Sheikhani, i cili ishte dëshmitar i rastit, i tha ABC News se kishte dëgjuar atë që dukej si fishekzjarrë por që nuk ishte i sigurt se çfarë ishin.