1. Spanjë
Spanja ka qënë gjithmonë destinacion i preferuar për shumëkënd, dhe ende mbetet një nga vendet më të vizituara gjatë verës, në veçanti ishujt Balearikë, Mallorca dhe Ibiza, si dhe ishujt Kanarike Tenerife dhe La Palma. Destinacione të tjera fantastike spanjolle janë Costa de la Luz dhe Catalonia.
Spanja ofron shumë më tepër sesa plazhi. Në Spanjën Veriore mund të kaloni pushime të shkëlqyera ecjeje malore dhe në Katalonia mund të përjetoni pushime të përsosura çiklizmi. Rritja e linjave ajrore me kosto të ulët ka bërë më të arritshëm qytete si Palma dhe Seville – qytetë jashtëzakonisht të pasura me kulturë. Gjithashtu, ishuj më pak të njohur si La Palma në Ishujt Kanarike, ia vlejnë të vizitohen.
Mund të eksploroni Spanjën edhe nëpërmjet një ushëtimi luksoz hekurudhor duke përdorur trenat e shkëlqyer shtetërorë Transcantabrico dhe La Robla.
2. Francë
Dashuria botërore për Francën dhe gjithçka franceze ka mbizotëruar prej shumë shekujsh në planetin tonë. Që nga Portet e Kanalit, deri tek ishujt Mesdhetarë, Frankofilët gjithmonë do mund të gjejnë destinacione të reja për të eksploruar.
Midis vendeve favorite për pushime janë plazhet e bregut të Atlantikut, Korsika dhe Ille de Ré. Mund të vizitoni Kopshtin e Monet në Giverny, të shijoni një pushim çiklizmi, ecjeje, ose një guidë turistike rreth fushave të betejave shekullore të Francës.
Në Alpet Franceze mund të skijoni me çmime të arsyeshme në paketa familjare, një destinacion ky paksa i veçantë në verë. Të tjera destinacione të bukura franceze janë Normandia, Parisi, dhe shëtitjet me varkë në Canal du Midi.
Gjithashtu mund të provoni një pushim garash me kuaj në Francë, ose të shijoni garat e Formula Uno në Grand Prix të Monakos.
3. Britani e Madhe
Asnjë listë destinacionesh pushimi nuk do ishte e plotë pa përfshirë aty Britaninë e Madhe: jo vetëm Anglinë, por edhe Skocinë, Uellsin, Irlandën e Veriut dhe disa nga ishujt më pak të njohur si Ishujt Scilly, Ishullin Lundy (në Kanalin e Bristolit) dhe Ishullin Wight.
Destinacionet më popullore turistike të Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë Devon dhe Cornwall, Lakë District dhe Cotswold, Dorset dhe Skocinë (ku mund të shijoni ushqimin e shijshëm ose të dalloni delfinët në det).
Britania ofron shumë eksperienca interesante pushimesh. Mund të merrni me qera kasollen e një mirëmbajtësi të farit, ose të qëndroni në një “tipi” në Cornwall, të bëni shëtitje më varkë në Norfolk Broads, ose të flini gjumë në një jaht luksoz të ankoruar në një nga portet në Devon.
4. Greqia
Pushimet në Greqi kanë të bëjnë me thjeshtësinë. Pavarësisht fitimeve të mëdha të hoteleve me pesë yje këto vitet e fundit në Greqi, janë vilat e lyera me gëlqere të bardhë, tavernat miqësore, dielli i nxehtë dhe deti blu që na bëjnë gjithmonë të kthehemi në Greqi vit pas viti. Edhe vetë ushqimi grek është një kryevepër thjeshtësie, tradicional dhe njëkohësisht i shëndetshëm.
Ishujt tërheqin më shumë vizitorë. Vilat e Korfuzit, asnjëherë nuk e kanë humbur hijeshinë e tyre. Nëse jeni duke lakmuar këtë destinacion për pushimet tuaja, ju rekomandojmë Paxos, që megjithëse nuk ka aeroport, është një vend perfekt për “ditë dembele”, udhëtime me varkë dhe pushim absolut në vilat e bukura.
Nëse jeni pak më shumë aktivë se kaq, Lakitira Beach Resort në Kos, pranë bregut turk, ofron një gamë të gjerë sportesh ujore.
Në Greqi mund të mësoni edhe të lundroni.
Kreta, është ishulli më i madh dhe më interesant në Greqi. Përpiquni të qëndroni larg rezorteve të mëdha dhe qëndroni në një nga shtëpitë e këndshme që jepen me qera, ose në një nga vilat familjare.
Greqia kontinentale ofron po ashtu një gamë të gjerë alternativash të mrekullueshme pushimi. Relaksohuni në Suitat e Bukura Sani Asterias ose zhytuni në kulturën e pashoqe të Muzeut të Akropolit në Athinë.
5. Italia
Kulturë antike, plazhe fantastike, ushqim i shijshëm dhe klimë e mrekullueshme – nuk është surprizë për askënd fakti se ky vend është një nga destinacionet më popullore të pushimeve në botë. Për pak shije të “dolce vita”, nisuni drejt qyteteve të mrekullueshme si Roma, Firence dhe Venecia – për një udhëtim të paharrueshëm nostalgjik shkoni drejt tyre me trenin Orient Express.
Umbria është një zonë e bukur e Italisë, që mburret me qyteza të bukura me tregje mesjetare, vreshta të mrekullueshme dhe kryevepra të Rilindjes – dhe është gjithashtu një zonë e paprekur nga turizmi. Adhuruesit e plazhit do mrekulloheshin nga rreth 804 km bregdet në Puglia, duke u mahnitur gjithashtu me arkitekturën tradicionale, si dhe ushqim e shijshëm të shoqëruar me verën fantastike.
Liqenet Italiane kanë tërhequr disa nga turistët e parë britanezë, dhe vazhdojnë të jenë popullorë me sfondin e tyre mahnitës, pamjet malore dhe linja të përshtatshme transporti për të vizituar pamjet më të bukura vendase.
Zona më pak e njohur e La Marche ofron gjithçka që mund të prisni nga Italia – Plazhe të mrekullueshme, kështjella historike, dhe galeri të mbushura me kryevepra arti. Ishulli i Siçilisë kombinon vende historike me një bregdet marramendës, ndërsa Sardenja ka plazhet më të mira në vend. Bregu Amalfi është një bazë fantastike nga ku mund të vizitoni Sorrenton, Caprin, Malin Vesuvius, dhe Pompein.
6. SH.B.A.Një vend gjigand si SH. B.A. vërtet ofron diçka për të gjithë.
Rezorti i bukur Cape Cod u jep vizitorëve një shije të rezorteve bregdetare tradicionale amerikane, ose mund të merrni me qera një makinë për të shëtitur Kaliforninë duke filluar që nga vreshtat e Napa Valley të Beverly Hills.
Planifikoni pushime buxhetore? Merrni rrugën në një makinë me qera, duke qëndruar çdo natë në një Motel 6, që ofron dhoma komode dhe të pastra në vende të shumta në të gjithë të Amerikën Veriore.
Për pak magjepsje të mirëfilltë, asgjë nuk krahasohet me Las Vegas, ndërsa për pak shije të Perëndimit të Egër nisuni drejt “dude –Ranch” për një pushim të mirëfilltë të këtij stili jetese.
Florida, me parqet e dëfrimit dhe plazhet e shumtë ka qënë historikisht një destinacion favorit familjar në SH.B.A. , ndërsa Miami ofron një kombinim fantastik plazhesh dhe jete nate në një qytet që gëlon në çdo moment të ditës apo natës.
7. Turqia
Turqia ka përfituar nga përjashtimi prej Eurozonës. Megjithëse vuan nga inflacioni dhe nuk ofron çmime aq të lira si 20 vjet para, ajo ende krahasohet krenarisht me fqinjët e saj perëndimorë.
Me bregun e pafund të Egjeut, Turqia zotëron disa prej plazheve më të bukura të Europës, shumë prej të cilave kanë mbetur relativisht të paprekur. Dhe asnjëherë nuk gjendesh larg kulturës antike në Turqi. Megjithëse shumica e vizitorëve nisen drejt plazheve, ju rekomandojmë një pushim të shkurtër në Stamboll, veçanërisht gjatë pranverës dhe vjeshtës.
8. Egjipti
Është e vështirë të dish ku të fillosh së vizituari thesaret historike me të cilat krenohet Egjipti, por një nga mënyrat më të favorshme për ti eksporuar është nëpërmjet një shëtitje me target në Lumin Nil. Lundroni në luks midis tempujve të Karnak dhe Luxor, Luginën e Mbretërve, dhe Aswan. Kryeqyteti Kajro është vendi ku mund të shijoni nje vizitë në Muzeun Marramendës Egjiptian, ku mund të shikoni maskën e artë të vdekjes së faraonitTutankhamen, dhe shumë kryevepra të tjera të qytetërimit të sofistikuar antik. Më pas, në periferi të qytetit, mund të shijoni piramidat ikonike dhe Sfinksin.
Për një përvojë pushimesh më të qeta, nisuni drejt ujit të pastër Kristal të Detit të Kuq, ku mund te akomodoheni në një nga rezortet e bukura dhe te rehatshme, për të shijuar zhytje fantastike me polumbar ose periskop në plazhet e pastra të këtyre hoteleve luksoze dhe me çmim të leverdisshëm.
9. Kroacia
Bregu i pacënuar i Kroacisë, është një nga brigjet më të bukura në botë –dhe një nga brigjet më origjinale dhe të paprishura në Europë.
Qyteti historik i Dubrovnikut është restauruar me shumë mjeshtëri vitet e fundit. Fillimisht ndërtuar nga Venecianët, Perla e Adriatikut është një qender perfekte ku mund të shijoni ushqim të shijshëm dhe nga ku mund të merrni tragetin për të vizituar cilindo nga ishujt e shumtë rreth e rrotull.
10. Tajlanda
Tajlanda, Toka e Buzëqeshjeve, vazhdon të jetë destinacioni i preferuar për turistë të të gjitha natyrave. Tërheqja e Tajlandës është e dukshme: Natyrë me fshatra të bukur, plazhe të mrekullueshme, ushqim i shijshëm, njerëz miqësorë dhe çmime të arsyeshme. Por Tajlanda ka gjithashtu një trashëgimi kulturore unike dhe mahnitëse, ku të mbushur plot tempuj të shenjtë Budistë. Gjithashtu, kryeqyteti Bangkok, të elektrizon me energjinë e tij.
Megjithatë, ishujt tërheqin më shumë vëmëndje, me Phuket që mbushet përplot me vizitorë gjatë gjithë kohës. Shumica e hoteleve në këtë ishulkl janë hotele të klasit botëror. Jo shumë larg prej këtu, në Golfin e Siamit, ishulli idilik Koh Samui, ofron dida hotele të vegjël luksi, së bashku me ishullin fqinj Koh Phangan.
Tajlanda është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për një pushim qendrash klimaterike, sidomos në Chiva –Som.
Ka shumë mënyra për të shijuar Tajlandën, gjithashtu me një udhëtim në një anije të gjatë ose një anije lundruese tradicionale tajlandeze.
Disa destinacione tjera pushimesh jashtë 10-shes më të mirë…
Me kaq shumë vende për të vizituar në të gjithë botën, si mund të kufizohemi vetëm me 10 prej tyre? Janë shumë vende të tjera të papërmendura në listën e mësipërme, të cilat është ë pamundur të mos përmenden si destinacione të mrekullueshme verore…
Gjiri Arabik është një destinacion i preferuar sidomos për diellin dimëror, që frekuentohet në rritje të shpejtë dhe ofrohet nga shumë linja ajrore të mirënjohura. Qyteti luksoz i Dubait, është fituesi i vërtetë i Gjirit, por njerëzit po eksplorojnë edhe vendet e mrekullueshme dhe me kulturë të pasur fqinje, Oman dhe Abu Dhabi.
Rritja e turizmit në Maldive nuk është duke treguar ndonjë shenjë ngadalësimi. Me secilin rezort në një ishull privat, është dukshëm një destinacion perfekt për muajin e mjaltit, megjithëse edhe familjarët shprehin dëshirë të pushojnë në këto rezorte.
Kanadaja ka pamje mahnitëse. Provoni të udhëtoni me një nga trenat më të mirë në botë, The Rocky Mountaineer, për të përshkuar tërë vendin në një udhëtim shumë interesant. Nuk është vetëm udhëtimi hekurudhor, mund të bëni një guidë të jetës së egër, një udhëtim ajror ose një udhëtim me traget.
Nuk mund të injorojmë Australinë, ku duhet patjetër të vizitoni Trekëndëshin e artë të Sydney, Ayers Rock dhe Great Barrier Reef. Vendi fqinj, Zelanda e Re ofron disa nga peisazhet më të bukura në botë.
Amerika Jugore është pjesë e botës të cilën shumë europianë nuk e kanë vizituar. Ky kontinent është shumë i pasur në kulturë, plazhe, aventurë, ka ushqim dhe verë fantastike, vende të bukura për të qëndruar, qytete elektrizues dhe jetë të egër thuajse të pacënuar. Vendet më të frekuentuara zakonisht janë Kili, Argjentina dhe Brazili.