Droga nuk është diçka e re apo e panjohur për njeriun. Ajo është përdorur prej shekujsh për efektet e saj që sjellin kënaqësi në tru dhe gjithashtu disa janë përdorur si medikament. Sidoqoftë njeriu ka filluar të ndërgjegjësohet për efektet negative të saj siç janë varësia dhe një sërë problemesh që të çcojne shumë herë drejt vdekjes. Njeriu ka vazhduar të krijojë drogëra të reja me zhvillimin e shkencës dhe duket se nuk ka mësuar nga ata që e kanë pësuar. Këto janë 10 drogat më të rrezikshme që egzistojnë:
10. Lëngu lejla(purple drank)
E përdorur nga rapperat amerikanë më së shumti gjate viteve 90′. Krijohet nga një sërë substancash ku kryesorja është kodeina(Codaine) që gjendet në shurupin e disa ilaçeve. Viktimat kanë vdekur nga infarkti kardiak.
9. Scolopamine
Më shumë gjendet në Amerikën e Jugut dhe Irlandë. Në doza të mëdha konsiderohet si helm(1 gram vret 20 persona),por në doza të vogla personi humb ndërgjegjen dhe aftësinë për të menduar kthjelltë, pra ndikohet nga të tjerët. CIA ka eksperimentuar me drogën si një serum për të vërtetën, por efektet halucinogjene që ajo sjell nuk e bënin efektive.
8. Heroina
Njihet si droga më e vjetër e njerëzimit. U krijua në 1874 dhe shërbente si mjekim për trajtimin e dhimbjeve të forta. Në 1971 u klasifikua si substancë e ndaluar për shkak të keqpërdorimit. Overdoza nga heroina është shkaku kryesor i vdekjes. Gjithashtu njihet si droga që shkakton varësinë më të madhe.
7. Kokaina e kristalizuar (Crack cocaine)
Filloi të përdorej në 1980. Me anë të disa proceseve kimike kokainën e shndërrojnë në kristale kokaine. Vetëm në Amerikën e Veriut mendohet të ketë mbi 10 milion përdorues. Efektet anësore janë vdekeprurëse pasi dëmton: mëlçine, veshkat, zemrën dhe enët e gjakut gjë që çon në vdekje të pashmangshme.
6. Metamfetamina
Një nga drogërat më shkatërruese në botë. U krijua në 1887 dhe ishte e ligjshme deri në 1970. U përdor së shumti në luftën e dyte botërore ku të dyja palët e përdornin për ti mbajtur ushtarët zgjuar. Gjithashtu u jepej kamikazëve përpara se të kryenin misionin e tyre të fundit. Efektet e dëmshme janë të shumta ku përfshihet dëmtimi i përhershëm i trurit dhe shkatërrimi i enëve të gjakut.
5. AH-7921
është drogë sintetike me bazë opiumi(heroine). Cilësohet si heroina legale. Përdorimi i tepruar i saj shkakton infarkt dhe gangrenë të muskujve(dëmtim të tyre).
4. Flakka
Flakka është një stimulant i ngjashëm me metamfetaminën. Përdoret nëpër festa si forme ekstazie, por shkakton dhe haluçinacione. Ajo mund të shkaktojë dëmtimë të përhershme psikologjike për shkak të çrregullimeve hormonale si dhe infarkt kardiak.
3. Kripërat e banjës (Bath salts)
Edhe kjo është një drogë sintetike. Emri i saj vjen prej faktit që filloi të “maskohej” si kripëra banje që amerikanët i përdorin shumë në vaskat e tyre. Efektet shkatërruese më të dukshme janë ato psikike, por sjell dëme në gati çdo organ të trupit
2. Whoonga
Krijohet nga kombinimi i disa medikamenteve për te kuruar HIV(SIDA). Personat që e përdorin thonë se e përdorin për shkak të çmimit të ulët për të trajtuar HIV. Kjo drogë mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme dhe ulçerë.
1. Krokodil
Padyshim droga më e rrezikshme në planet. Përdoruesit më të shumtë gjenden në Rusi(mbi 1 milion persona). Shkakton efekte vdekeprurëse ku më e dukshmja është kalbja e mishit.