Lumturia buron nga të gjitha aspektet e jetës, nga punësimi në shëndet dhe në miqësi. Përderisa muret ndërtuese të një jete të kënaqshme janë universale, nivelet e lumturisë dallojnë nga një vend në tjetrin.
Raporti i 2017 i World Happiness Report nga UN Sustainable Development Solutions Network tregon se cilat vende janë më të lumturat, nga 155 vende. Për të matur nivelet e lumturisë në të gjithë botën, raporti përmban gjashtë ndryshime kyçe: të ardhurat, jeta e shëndetshme, mbështetja shoqërore( të kesh dikë në të cilin mund të llogarisësh në kohë të vështira), bujaria, liria dhe besimi.
10 vendet e njëjta kanë kryesuar në listë për pesë vitet e kaluara edhe pse ato kanë ndërruar pozitat në mes njëra tjetrës. Vendet evropiane kryesojnë në listë: Këtë vit, raporti konsideron Norvegjinë si vendin më të lumtur në botë, pastaj Danimarka, Islanda dhe Zvicra. Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë në top 10, dhe këtë vit kanë rënë nga vendi i 11 në atë të 14.
Më poshtë janë 10 gjëra të cilat e inspirojnë lumturinë në botë.
1. Njerëzit e vetë-punësuar vlerësojnë më shumë jetën
Vetë-punësimi ka të mirat dhe të këqijat e tij. Në shtete të zhvilluara, njerëzit e vetë-punësuar raportojnë se janë më të kënaqur se sa ata të cilët janë të punësuar në mënyrë tradicionale. Mirëpo, ata kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenja negative si stres dhe shqetësim.
2. Njerëzit janë më të lumtur kur ata mirëmbajnë jetën e tyre shoqërore gjatë javës së punës
Shumica e Amerikanëve ndihen të lumtur në fundjavë. Por ky efekt i fundjavës zhduket kur njerëzit punojnë në një ambient të ‘’besimit të lartë’’ ku ata konsiderojnë shefin e tyre jo si epror por si partner, dhe kur marrin pjesë në aktivitete shoqërore gjatë javës.
3. Lumturia Amerikane ka rënë gjatë dekadës së fundit
Në dekadën e fundit, Amerikanët kanë raportuar nivele të ulëta të lumturisë. Ata lidhin kënaqësinë e tyre të rënë duke mos pasur mbështetje shoqërore, liri personale, dhurime të vogla dhe më shumë korrupsion në biznes dhe qeveri.
4. Është e rëndësishme të bëni prioritet shëndetin tuaj mendor
Studiuesit bënë anketime në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani dhe Indonezi për të zbuluar përcaktorët kyç të hidhërimit dhe trishtimit.
Ata zbuluan se pranimi i një diagnoze të shëndetit mendor kontribuon më shumë në lumturinë e një personi se sa të ardhurat, punësimi ose një sëmundje fizike e diagnostifikuar. “Në çdo vend shëndeti fizik është gjithashtu i rëndësishëm, por në asnjë vend nuk është më i rëndësishëm se shëndeti mendor’’, deklaron raporti.
Përderisa përpjekjet për të eliminuar varfërinë dhe për të zvogëluar papunësinë janë të rëndësishme, del se mënyra më e fuqishme për të ulur trishtimin në botë është eliminimi i çrregullimeve të depresionit dhe ankthit ( format më të zakonshme të sëmundjeve mendore).
5. Është e rëndësishme të keni dikë në të cilin mund të llogarisni
Njerëzit të cilët kanë partnerë, lidhje të ngurta me familjen ose thjesht të kanë dikë në të cilin mund të llogarisin janë shumë më të lumtur se ata të cilët nuk i kanë këta. Raporti deklaron se për çdo 10 përqind të popullsisë së shtetit e cila vendos mbështetje shoqërore, nivelet e lumturisë rriten më shumë se 20 përqind.
6. Familja, fëmijëria, shkollimi kanë ndikim në lumturi më vonë
Për të rriturit, nivelet e lumturisë janë shumë të ndikuara nga statusi ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor. Përderisa prapavitë shpesh neglizhohen, ato gjithashtu luajnë rol të madh në jetën e kënaqshme.
7. Të ardhurat janë më të rëndësishme se edukimi
Të anketuarit nga të gjitha shtetet të përfshira në raport e pranuan se të ardhurat janë më të rëndësishme për lumturinë se sa edukimi. Disa nga njerëzit më të pasur në botë kanë lënë universitetin, duke përfshirë Mark Zuckerberg dhe Bill Gates.
8.Lumturia varet nga lloji i punës që një person ka
Nuk është befasi se njerëzit e punësuar janë më të lumtur se njerëzit e papunësuar, por lloji i punës gjithashtu luan rol. Raporti zbulon se punët në industri si ndërtim, miniera, transport, bujqësi, peshkim dhe pylltari kanë tendenca për t’u lidhur me nivele më të ulëta të lumturisë.
9. Nuk ka të bëjë vetëm me paranë
Paga nuk është aspekti i vetëm i karrierës i cili ndikon në nivelet e lumturisë të dikujt. Statusi shoqëror në punë, lidhjet shoqërore në vendin e punës, struktura e punës ditore dhe vendosja e qëllimeve gjithashtu luajnë rol të madh në nivelet e lumturisë.
10. Papunësia lë “gjurmë”
Edhe pasi një person gjen një punë tjetër, raporti shpjegon, ndjenjat e palumtura të cilat ata i kanë përjetuar përderisa kanë qenë të papunësuar mbesin. (Rose Leadem/Entrepreneur)