– Njerëzit që kalojnë më shumë kohë në diell, janë më të prirë që të jenë të lumtur.
– Të jesh vetëm, antisocial dhe të mos kesh miq, shkakton të njëjtët rreziqe ndaj shëndetit, si edhe kur pi një paketë cigare në ditë.
– Psikologjia thotë se depresioni është shpesh pasojë e mendimit me tepri, duke krijuar probleme që në krye të herës nuk ekzistonin!
– Një studim i Universitetit të Harvardit arriti në konkluzionin se njerëzit që shpërqendrohen lehtë janë më krijues.
– Dhimbja emocionale e rikonfiguron mendjen e njeriut, duke shkaktuar ndryshime dramatike tek shumica e njerëzve.
– Në mbarë botën, depresioni renditet i katërti si shkak i aftësive të kufizuara dhe vdekjes së hershme, sipas GBDS.
– Njerëzit me vetëvlerësim të ulët janë 80% më shumë të prirur që të kritikojnë të tjerët, për t’i ulur ata, me qëllim që të ndihen vetë më mirë, më të fortë dhe më të zgjuar.
– Njerëzit që ndiejnë një nevojë për të korrigjuar të tjerët vuajnë nga një formë e OCD-së, Sindroma e Pedantizmit Gramatik.
– Thashethemet nxisin kimikate në tru që i bëjnë njerëzit më të lumtur dhe të jetojnë më gjatë.
– Njerëzit që s’janë në gjendje të pikasin sarkazmin dhe gënjeshtrat me gjasë vuajnë nga Dementia, një rënie e vazhdueshme e trurit dhe aftësive të tij.