10 filozofët e mëdhenj që dështuan në dashuri

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 19:01 | Nga

Në këtë artikull ju paraqesim 10 filozofët, për jetën e të cilëve jemi bazuar në biografit e tyre. Për një listë më të gjatë të filozofëve që kanë dështuar në dashuri, në ju rekomandojmë librin e Andrew Shaffer “Great Philosophers Who Failed at Love”.

Platoni

Filozofi grek Platoni vdiq si beqar i përjetshëm në moshën 81-vjeçare. Në librin e tij “Shteti” ai e përshkruan Utopinë si një qytet i qeverisur nga Shteti. Fëmijët e partnerëve inferior do të hidheshin me një anë, në një vend të mistershëm dhe të panjohur, aty edhe ku duhet të ishin. Fëmijët e të tjerë do të merreshin dhe do të rriteshin nga komuniteti, të cilët pasta çdo të moshuar do ta thërrisnin “baba” ose “nënë”. Gratë nuk do të i’u përkisnin burrave të tyre, por të gjithë meshkujve. Platoni gjithashtu mendonte se gratë mbi moshën 40-vjeçare që mbesin shtatzënë, duhet të abortojnë.

Leo Tolstoy

Autori i famshëm i njohur për veprën e tij “Lufta dhe Paqja”, përvojën e parë seksuale e kishte me një prostitutë, në moshën 14 vjeçare. Në të njëzetat e tij ai e kishte një fëmijë me një skllave, të cilin kurrë nuk e pranoi publikisht. Në moshën 34 vjeçare ai u martua 13 fëmijë – vetëm 8 prej të cilëve mbijetuan. Gruaja e tij tentoi të bëjë vetëvrasje disa herë. Pas 10 ditës, Tosltoy befasisht e braktisi familjen e vet dhe vdiq në një stacion treni.

Friedrich Nietzsche

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche ishte gjithashtu një beqar i përjetshëm. Ai gjatë jetës së tij, u propozoi dy femrave – të cilat e refuzuan.

Jean-Jacques Rousseau

Rusoi, filozofi francez i ilimunizmit, kishte 5 fëmijë me një rrobaqepëse të pa shkollë. Ai e braktisi secilin fëmijë në spital. Edhe pse ai nuk ishte besnik, ai vendosi të martohej. Rusoi më shumë preferonte ta quante bashkëshorten e tij “amvise” se sa “grua”.

Albert Camus

Martesa e parë e Kamys përfundoi kur ai e zbuloi se gruaja e tij po bënte seks me një doktor, në këmbim të morfinës. Tre muaj pas divorcit, ai u rimartua. Gjatë kohës sa ishte i martua, ai mbajti lidhje me shumë femra të tjera, mes së cilave edhe një aktore. Megjithatë, Kamy mbeti i martuar deri në moshën 46 vjeçare, kur edhe vdiq në një aksident trafiku.

Fyodor Dostoyevsky

Autori rus i veprës së famshme “Krim dhe Ndëshkim” filloi një lidhje romantike gjatë kohës sa gruaja e tij ishte e sëmurë nga tuberkulozi. Pas disa viteve, ai i dha fund asaj lidhje dhe u kujdes për gruan e tij të sëmurë. Ajo vdiq pak më vonë dhe gjithashtu e vëllau i tij. Ai pastaj i propozoi asaj që kishte qenë në lidhje më herët, e cila e refuzoi. Disa vite më vonë, ai u martua dhe pati një fëmijë. Ata u ballafaquan me vështirësi të mëdha financiare, për shkak të varësisë së Dostoyevskit nga kumari.

Ayn Rand

Në moshën 55 vjeçare, Rand filloi një lidhje me një fans të saj 25 vjeçare, pavarësisht faktit se të dy ishin të martuar. I dashuri i saj, përfundimisht u nda nga gruaja e tij dhe më vonë Rand e kuptoi se ai ishte në një mardhënie tjetër me një modele. Ajo u tërbua dhe e largoi atë nga faqja që e I’a kishte dedikuar atij tek “Atlas Shrugged”. Sidoqoftë, pavarësisht të gjithave, burri i saj qëndroi me të.

John Locke

Filozofi anglez John Locke, kurrë nuk u martua dhe nuk kishte asnjë fëmijë. Ai kishte shumë mikesha të penës, por ishte shumë indiferentë ose i pavëmendshëm për ta vërejtur nëse ndonjëra prej tyre ishte e interesuar për diçka më shumë se sa miqësia.

Immanuel Kant

Filozofi gjerman besonte se seksi paramartesor dhe çdo akt tjetër seksual që nuk e kishte qëllim lindjen, ishte i pamoralshëm. Ai besonte se qiftet e martuara e sigurojnë posedimin e përjetshëm të vetive seksuale të njëri – tjetrit. Ai kurrë nuk mundi ta gjejë një grua, e cila do të pajtohej me pikëpamjet e tij për martesën.

Henry David Thoreau

Thoreau dhe vëllau i tij ranë në dashuri me vajzën e njëjtë, e cila i refuzoi propozimet për martesë nga të dy. Ai kurrë nuk ra më në dashuri sepse besonte se ajo ishte e duhura. (filozofia.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme