Liverpooli synon që të largojë nga skuadra deri në dhjetë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar, raporton Goal.
Nat Philips dhe Sheyi Ojo janë në mesin e futbollistëve që pritet të largohen, dhe për ta kanë shprehur interesim disa prej skuadrave nga Championshipi.
Foresti ka shprehur interesim për ta transferuar Phillipsin, porse duhet të mposhtë garën e fortë të disa skuadrave si Bristol City, Middlesbrough, Stoke, Millwall dhe Swansea.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Foresti ka shprehur interesim edhe Ojon, i cili në sezonin e kaluar ishte në huazim te Rangers. Të dy këta futbollistë pritet të largohen në huazim ose në mënyrë të përhershme.
Futbollistë të tjerë që pritet të largohen janë: Harry Wilson, Marko Grujiq, Loris Karius, Yasser Larouci, Ben Woodburn, Taiwo Awoniyi, Kamil Grabara, si dhe e paqartë mbetet situata me sulmuesin Rhian Brewster për të cilin duket se Klopp.