UNESCO ka publikuar një listë me 10 vende të tilla, ku sigurisht kryeson gjuha kineze.
Sipas radhës gjuhët më të vështira janë: gjuha kineze, greke, arabe, islandeze, japoneze, finlandeze, gjermane, norvegjeze, daneze dhe… gjuha franceze.
1. Gjuha kineze
Thuhet se po te njihni rreth 3.000 karaktere është e mundur të lexoni një gazete, ndërsa një person i shkolluar mund te njohe deri ne 8.000 karaktere ku ne total njihen zyrtarisht 50.000 karaktere. Thuhet se nevojiten rreth 2.200 orë studimi për ta mësuar.
2. Greqishtja
Greqishtja përbën një degë më vete të familjes indoevropiane. Dikush ka hipotezuar se greqishtja kishte ngjashmëri me gjuhen armene. Por gjuha greke e shkruar moderne është shumë më e thjeshtë se greqishtja e lashtë.
3. Arabishtja
Edhe pse alfabeti arab është me i shkurtër se ai kinez kjo gjuhe është përsëri e vështirë për t’u mësuar. Ka 28 bashkëtingëllore dhe 3 zanore nga të cilat marrin 4 forma te ndryshme sipas pozicionit të tyre në fjale. Edhe për këtë gjuhë nevojiten rreth 2.200 orë studimi për ta mësuar.
4. Gjuha islandeze
Është një gjuhe gjermanike, e vështirë për tu mësuar sepse është e bazuar në një fjalor dhe gramatikë komplekse dhe ka disa pjesë nga gjermanishtja e vjetër.
5. Japonishtja
Studentet japonezë duhet te memorizojnë mijëra karaktere, tre sisteme të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët. Pas Japonisë kjo gjuhë flitet shumë edhe në Brazil.
6. Gjuha finlandeze
Gjuha finlandeze edhe një gjuhë shumë e vështirë sepse ka shumë veta, 15 në numrin njëjës dhe 16 në numrin shumës.
7. Gjermanishtja
Është gjuha që flitet më shumë në Europë. Por është edhe gjuha me gramatikën më të vështirë, që nga zgjedhimi dhe ndryshimet e rrënjës. Shumë fjalë kanë gjithashtu të njëjtën rrënjë, për të mos përmendur përdorimin e rregullt të dialektit.
8. Gjuha norvegjeze
Bën pjesë ndër gjuhët më të vështira në botë edhe për shkak të dialekteve të shumta që fliten. Norvegjishtja e folur ka vetëm pak standarde zyrtare dhe dialektet lokale ngelen të rëndësishme.
9. Gjuha daneze
Është një tjetër gjuhë gjermanike dhe flitet vetëm nga 6 milion njerëz. Me një sistem fonetik të pazakontë. Sistemi i të folurit është tërësisht ndryshe nga e shkruara.
10. Frëngjishtja
E folur zyrtarisht në 29 vende është gjuha latine e cila mund të konsiderohet më e vështirë. Por për ata që flasin gjuhësi italishtja apo spanjishtja gjuha franceze është e thjeshtë për t’u mësuar.